LDK-ja dhe LVV-ja bëjnë koalicion në këtë komunë
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për garën e balotazhit në Junik.
Lajmi është bërë i ditur nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, Ruzhdi Shehu, i cili ka thënë se më 14 nëntor do të garojnë bashkë me LVV-në, duke e quajtur këtë edhe si moment historik për Junikun, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë i Shehut:
Të dashur junikas,
LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës.
Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm.
Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut.
Ju ftoj që në vijim të ndjekni disa pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK dhe LVV në Junik.
R.Sh