Vitia qytetarëve: Dilni votoni, mos harroni, shënoni datën
Zgjedhjet Lokale 2021
October 28, 2021 - 15:45
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, u ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë më 14 nëntor, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Vitia, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, u është drejtuar qytetarëve që të dalin të votojnë.
“Dilni votoni, mos harroni, shënoni datën”, ka thënë Vitia.
Theksojmë se Prishtina ka shkuar në balotazh dhe janë dy kandidatë për kryetar, ai i LVV-së Arben Vitia dhe ai i LDK-së Përparim Rama. /Zëri