KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë për zgjedhjet lokale
Zgjedhjet Lokale 2021
October 28, 2021 - 10:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet lokale 2021.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media tha se në rezultatet përfundimtare përfshihen edhe rezultatet e votave pas rinumërimit të tetë vendvotimeve.
17 komuna janë bërë me kryetarë në raundin e parë, ndërsa 21 komuna tjera do të shkojnë në balotazh më 14 nëntor.
Duke u mbështetur në këto rezultate, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc (Drenas), Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.