Ky është rezultati i votave me kusht në Prishtinë
Zgjedhjet Lokale 2021
October 27, 2021 - 08:22
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta edhe në Prishtinë.
Listës me më së shumti vota i prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.
Vitia ka marrë gjithsej 843 vota nga votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Pas tij, është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, me 483 vota dhe pason ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, me 445 vota.
Ndërkaq, sa i përket garës për asamble, LVV-ja ka dalë e para, me 619 vota, LDK-ja me 412, PDK-ja me 318, AAK-ja 289. /Zëri