Votat me kusht në Gjilan, LVV-ja para LDK-së

Votat me kusht në Gjilan, LVV-ja para LDK-së

Zgjedhjet Lokale 2021 October 26, 2021 - 18:59

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Në disa komuna të Kosovës tashmë ka përfunduar procesi i numërimit dhe kanë filluar të dalin rezultatet e para.

Në komunën e Gjilanit tashmë janë numëruar votat me kusht, ku nga këto vota prin kandidati i LVV-së, Alban Hyseni.

Hyseni ka marrë më së shumti vota, gjithsej 228.

Pas tij është kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, me 184 vota, dhe e treta është kandidatja e PDK-së, Leonora Morina-Bunjaku me 51 vota.

Ndërsa, pas saj është kandidati i AAK-së, Nazim Gagica me 17 vota.

Ndërkaq, sa u përket votave për asamble komunale, LDK-ja është e para me 149 vota dhe LVV-ja e dyta me 147. /Zëri

Image