LDK-ja prin me vota me kusht në Dragash
Zgjedhjet Lokale 2021
October 26, 2021 - 16:24
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat me kusht në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kandidati për kryetar të Dragashit nga radhët e LDK-së, Behxhet Xheladini ka marrë më së shumti vota nga këto vota.
Xheladini prin me 72 vota, ndërsa pas tij është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani, me 61 vota.
I treti është kandidati i partisë VAKAT, Adem Redzeplar, me 41 vota.
Ndërkaq, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Kaltrina Salihu, ka marrë 24 vota. /Zëri