Votat e diasporës në Prishtinë, diferencë e madhe mes LVV-së dhe LDK-së
Zgjedhjet Lokale 2021
October 24, 2021 - 20:55
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës për zgjedhjet e 17 tetorit.
Sipas rezultateve, në Prishtinë diaspora ka votuar më shumë për kandidatin e LVV-së Arben Vitia, i cili ka marrë 231 vota, raporton Zeri.info.
Kandidati i LDK-së, Përparim Rama i cili në zgjedhjet e 17 tetorit ka dal i dyti pas Vitisë, ka marrë 52 vota nga diaspora, ndërsa Uran Ismaili ka marrë 23 vota.
Pa vota të diasporës nuk ka mbetur as Daut Haradinaj i AAK-së i cili ka marrë 9 vota, ndërsa Gëzim Mehmeti i AKR-së ka marrë 3 vota.
Diaspora nuk ka pasur vota për kandidatin e partisë “Fjala”, Avni Çakmaku dhe kandidatin e PB-së, Florim Isufi. /Zëri