Ky është rezultati i votave të diasporës në Kamenicë
Zgjedhjet Lokale 2021
October 24, 2021 - 18:55
Diaspora e Kamenicës i ka dhënë shumicën e votave kandidatit të LVV-së, Kadri Rahimaj.
Nga numërimi i votave të diasporës, në Kamenicë 168 vota ka marrë kandidati i LVV-së Kadri Rahimaj, ndërsa Qëndron Kastrati i PSD-së ka marrë 63 vota, raporton Zeri.info.
Nga 12 vota kanë marrë kandidati i LDK-së Jeton Bqkaj dhe ai i PDK-së Muhamed Kallaba, 10 vota ka marrë Faton Jakupi i AAK-së, ndërsa asnjë votë nuk ka marrë kandidati i NISMA-s, Albert Sermaxhaj.
Votat e diasporës nuk kanë ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të rregullta në këtë komunë, pasi asnjëri kandidat nuk ka arritur të marrë 50% të votave dhe në balotazh do të ballafaqohen Qëndron Kastrati dhe Kadri Rahimaj. /Zëri