Bahtiri merr shumicën e votave nga diaspora në Mitrovicë
Zgjedhjet Lokale 2021
October 24, 2021 - 17:35
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë, ndërsa deri tani për disa komuna veç se ka përfunduar numërimi.
Sipas rezultateve, nga votat e diasporës kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë 69 vota, ndërsa pas tij është Bedri Hamza i PDK-së me 40 vota, raporton Zeri.info.
Kandidati, Armend Agolli nga LDK-ja ka marrë 19 vota.
Kujtojmë se në Mitrovicë në zgjedhjet e 17 tetorit ka fituar kandidati i PDK-së Bedri Hamza me 53% të votave. /Zëri