LDK-ja e Vushtrrisë mohon kategorikisht përleshjen, e quan lajm të rrejshëm për të ndihmuar PDK-në
Zgjedhjet Lokale 2021
October 19, 2021 - 22:02
Para pak orësh në rrjete sociale ka qarkulluar një lajm për një përleshje brenda kampit të LDK-së në prezencë edhe të kandidatit të LDK-së, Xhafer Tahiri.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të LDK-së, Shkëlzen Xhaferi, i cili kategorikisht ka mohuar një gjë të tillë duke e quajtur lajm të rrejshëm për të ndihmuar PDK-në.
“Një pseudo portal publikon lajm të rrejshëm për të ndihmuar PDK siç ka bërë gjatë gjithë kësaj fushate. Si duket metodat e vjetra të kuzhinës së vjetër janë rizgjuar në Vushtrri. ” ka shkruar Xhaferi.
“Po duan të kthejnë terrin e frikën në Vushtrri.
#qytetiqëduam ë do të vendos për vete e jo ti shërbej tjeter qyteti ë” ka shkruar tutje Xhaferi. /vushtrriaonline.net