Lushtaku shpall fitoren në Skenderaj, ua dedikon Thaçit dhe Veselit

Lushtaku shpall fitoren në Skenderaj, ua dedikon Thaçit dhe Veselit

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 22:27

Kryetari i PDK-së në Skenderaj , Sami Lushtaku, i ka uruar qytetarët për, siç thotë ai, fitoren e PDK-së në këtë komunë.

Lushtaku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, ndërsa fitoren ia dedikon ish-presidentit Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të partisë Kadri Veseli të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Urime fitorja Skenderaj! Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje madhështore!Këtë fitore ja dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli!”, ka shkruar Lushtaku.

Sipas rezultatit aktual nga KQZ-ja, kandidati i PDK-së në Skenderj Fadil Nura, ka marrë 59.10%, ndërsa Bekim Jashari ka 37.92% dhe Sokol Halili 2.98%. /Zëri