Knaditati i kësaj komune ka fituar 100%
Zgjedhjet Lokale 2021
October 17, 2021 - 22:01
Sipas rezultateve aktuale shumica e komunave të Kosovës pritet të shkojnë në balotazh pasi nuk kanë arritur mbi 50% të votave.
Në një komunë të Kosovës një kandidat ka marrë 100%, pasi nuk ka pasur asnjë kundër kandidat, raporton Zeri.info.
Fjala është për komunën e Ranillugut ku kandidate i vetëm për kryetar të kësaj komune ka qenë Katrina Ristic-Ilic nga Lista Serbe e cila nga numërimi i 85.75% të votave ka marrë 2.010 vota./Zëri