Nis numërimi i votave në Prishtinë, ky është rezultati i parë nga KQZ-ja
Zgjedhjet Lokale 2021
October 17, 2021 - 20:20
Ka nisur në KQZ numërimi i votave të zgjedhjeve të sotme.
Sipas rezultateve të para në Prishtinë, nga numërimi i tri vendvotime, prin kandidati i LVV-së Arben Vitia me 41,93%, kandidati i LDK-së Përparim Rama 30,88%, i treti radhitet Uran Ismaili i PDK-së 13,86%, Daut Haradinaj nga AAK-ja ka 11,40%, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja 1,75% dhe Avni Çakmaku 0,18%, transmeton Zeri.info.