109-vjeçarja voton në Prizren
Zgjedhjet Lokale 2021
October 17, 2021 - 17:49
166 kandidatë garojnë për kryetarë në 38 komuna të Kosovës. Rreth 1.9 milion qytetarë kanë të drejtë vote.
Në të gjitha komunat e Kosovës po zhvillohet normalisht procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale. Rreth 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote zgjedhin udhëheqjen e re në 38 komuna të vendit.
Në zgjedhje po dalin edhe të moshuarit.
“E kryeti obligimin qytetar Nëna Plakë 109-vjeçare”, thuhet në postimin e familjes Mustafa nga Prizreni, e cila është përcjell edhe me një fotografi.
Shumë prej qytetarëve tashmë kanë kryer obligimin e tyre për votim, ndërsa mbetet të shihet se sa do të jetë dalja në votime e përgjithshme deri në orën 19:00.
Deri në orën 16:00 kanë votuar gjithsej 26,89% e qytetarëve, ose 506 mijë e 997 prej tyre. /tvprizreni