S’hesht Vetëvendosja
Lëvizja Vetëvendosje nuk është përmbajtur sot nga heshtja zgjedhore.
Deputetë e kandidatë për kryetarë të komunave nga kjo parti kanë thyer heshtjen zgjedhore, duke bërë thirrje që të votohet partia e tyre dhe kandidatë të caktuar.
Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, përmes rrjeteve sociale, e ka krahasuar këtë të diel me atë të 14 shkurtit, kur partia e saj doli fituese, ndërsa ka thënë se nuk pritet ndryshe as sot.
Edhe deputetja tjetër Tinka Kurti dy orë para mbylljes së qendrave të votimit përmes rrjeteve sociale ka kërkuar ndryshim për komunën e Prishtinës, transmeton Zeri.info.
Ndërsa deputetja tjetër nga Vetëvendosja, Fitore Pacolli, ka deklaruar se në Gjilan janë të parët.
E kandidati për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, ka ftuar qytetarët për të votuar, duke përmendur sloganin e partisë së tij. /Zëri