Washington Post raporton për zgjedhjet në Kosovë: Prishtina, fokusi kryesor në zgjedhjet lokale
Kosova po mban zgjedhjet komunale në të cilat Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka qenë në qeveri për tetë muaj, po synon që sërish ta fitojë kryeqytetin, Prishtinën, raporton Washington Post, transmeton Zëri.info.
Rreth 1.9 milion votues po hedhin votën për të zgjedhur kryetarët e komunës për 38 komuna dhe rreth 1000 asamblistë.
Rezultatet paraprake pritet të dalin në mesnatë. Në sondazhet e mëparshme shumë nga komunat kanë shkuar në balotazh, të cilat zhvillohen brenda një muaji.
Gara kryesore do të jetë për komunën e Prishtinës, për të cilën partia që qeveris me vendin, Lëvizja Vetëvendosje, ka për kandidat ish-ministrin e saj të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Votimi në veri, vend i populluar kryesisht nga pakica etnike serbe, do të tërheqë shumë vëmendje, pas dy incidenteve në dy muajt e fundit, që kanë çuar në rritjen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në fillim të kësaj jave policia e Kosovës u përplas me serbët etnikë gjatë një operacioni kundër kontrabandës dhe muajin e kaluar një çështje mbi targat e automjeteve u zgjidh vetëm pas ndërmjetësimit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja ose KFOR-i, vendosi trupa në zonën kufitare, duke i dhënë fund grindjes, raporton Washington Post, transmeton Zëri.info.
Zgjedhjet po zhvillohen gjatë pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, një provë e vështirë për njerëzit dhe autoritetet. Zyrtarët që drejtojnë procesin zgjedhor duhet të kenë pasur të paktën një vaksinë, ndërsa votuesit duhet të mbajnë maska.
Ndërsa, ekipet mobile po i çojnë kutitë e votimit në shtëpitë e njerëzve që aktualisht janë pozitivë me virus. /Zëri
Përktheu dhe përshtati: Zana Rugova