Voton edhe Anton Quni: Siç e thoshte presidenti historik Rugova, vishuni bukur e mirë dhe dilni të votoni
Ka votuar edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni.
Quni votën e dha së bashku me gruan dhe nënën e tij.
“Kjo ditë ka rëndësi të veçantë për të gjithë ne, sepse me votë po i japim drejtimin katërvjeçar komunës sonë. Së bashku me bashkëshorten Mirjanën dhe nanën Albinën, sapo votuam që Prizreni dhe gjithë komuna të ketë të ardhme më të mirë e më të ndritshme”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
“Ftoj të gjithë qytetarët e komunës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Siç e thoshte presidenti historik Rugova, vishuni bukur e mirë dhe dilni të votoni, sepse duke përmbushur këtë obligim ne tregojmë pjekuri, aktivizëm dhe demokraci qytetare”, tha Quni. /Zëri