Agim Bahtiri thyen heshtjen zgjedhore
Zgjedhjet Lokale 2021
October 17, 2021 - 12:01
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve lokale, që po mbahen në Kosovë.
Pasi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, Bahtiri nuk ka pasur kujdes në deklaratat e tij para mediave, duke thyer kështu heshtjen zgjedhore, shkruan Lajmi.net.
Kujtojmë se heshtja zgjedhore është obligim ndaj kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për Kuvend Komunal.