Mehmeti mesazh qytetarëve: Le të votojnë më të mirin që ata e mendojnë

Mehmeti mesazh qytetarëve: Le të votojnë më të mirin që ata e mendojnë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 10:35

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës, Gëzim Mehmeti ka votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë.

Para mediave ai ka lutur qytetarët që të votojnë.

“Sot e shfrytëzova të drejtën timë legjitimë për të votuar. I lus të gjithë qytetarët e prishtinës të dalin masovisht të votojnë”, tha Mehmeti.

Ai tha se vota është e shenjtë dhe demokratike.

“Le të votojnë më të mirëin që ata e mendojnë. Vota është e shenjtë dhe demokratike. Prishtina meriton gëzim, Prishtina gëzuar. Atëherë shpresojmë se do të jetë një ditë e suksesshme”, tha Mehmeti. /Zëri