Kurti hedh votën: Sot qytetarët përcaktohen kush do të jenë përfaqësuesit e tyre
Foto: Laura Hasani

Kurti hedh votën: Sot qytetarët përcaktohen kush do të jenë përfaqësuesit e tyre

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 10:16

Drejt kutive të votimit është drejtuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se sot qytetarët e vendosin se kush do të jetë udhëheqës i tyre.

”Si qytetar i Republikës së Kosovës dhe si banor i kryeqytetit porsa ushtrova të drejtën për të votuar. Në këto zgjedhje të lira e demokratike qytetarët e Republikës së Kosovës anembanë shtetit sot vendosin se kush do të vendosë. Pra përcaktohen se kush do të jenë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të votojnë.

“I inkurajoj të gjithë qytetarët pa dallim prejardhjeje, përkatësie ose pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie që t’i përdorin mundësitë e barabarta që i kanë. Si kryeministër i Kosovës bashkë me Qeverinë do të bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vjet të mbara e të mira i presin qytetarët e Republikës së Kosovës anekënd Kosovës, në të gjitha komunat që ata jetojnë, banojnë e punojnë”, përfundoi Kurti. /Zëri