Abdixhiku: Sot është festë, qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para pak minutash kreu obligimin e tij qytetar për të votuar në zgjedhjet lokale.
Abdixhiku tha se sot është ditë feste, meqenëse vendimmarrja kthehet te qytetarët, të cilët do të vendosin për të ardhmen e tyre.
“Sot ushtruam të drejtën tonë bazike dhe demokratike që është vota dhe sot natyrisht është festë, sepse vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe s’ka gjë më të mirë dhe më të bukur sesa kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre. Uroj kjo ditë të kaloj sa më mirë”, tha kryetari i LDK-së.
Në fund ai shprehu falënderime ndaj mediave dhe të angazhuarve në këtë ditë votimi.
“Dhe në të njëjtën kohë dua t’i falënderoj të gjithë të angazhuarit nga KQZ, vëzhguesit, komisionarët dhe juve mediave që po bëni gjithçka që është e mundur që kjo ditë demokratike të fillojë dhe të mbarojë si e tillë”, theksoi Abdixhiku. /Zëri