Krasniqi: Zgjedhjet lokale janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët
Zgjedhjet Lokale 2021
October 17, 2021 - 09:59
Drejt kutive të votimit është drejtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan Zëri.info
Krasniqi pas votimit tha se sot ka ushtruar të drejtën e tij si qytetar i Prishtinës.
Ai tha se shpreson që do të fitoj demokracia.
“Unë jam udhëheqës i opozitës por sot jam qytetar i Prishtinës i cili do të votoj. Ky obligim qytetar para të gjithash bëhet si qytetar i Prishtinës që voton për komunën e tij për vendin e tij për të zgjedhur kandaidatët më të mirë që ata i besojnë më shumë. Zgjedhjet lokale janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët, shpresoj shumë që do të kemi një ditë të mirë ku demokracia do të jetë fituesi më i madh i zgjedhjeve” tha Krasniqi. /Zëri