Vitia fton qytetarët të votojnë: Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën!
Zgjedhjet Lokale 2021
October 17, 2021 - 09:17
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Arben Vitia, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diel.
Pas votimit, Vitia ka thënë se sot flasin qytetarët dhe zgjedhin kë të votojnë.
“Në këtë ditë të bukur vjeshte, me mot të mirë, sapo ushtrova të drejtën e votës këtu në shkollën ‘Ali Sokoli’. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, sot është një ditë e mirë jo vetëm për demokracinë, por edhe për jetët tona. Sot flasin qytetarët dhe është e rëndësishme të zgjedhin atë që mendojnë”, tha Vitia para mediave.
Ai po ashtu ftoi të gjithë qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje.
“Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën dhe faleminderit të gjithëve!”, shtoi Vitia. /Zëri