Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Zgjedhjet Lokale 2021 October 17, 2021 - 07:13

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjve, Kreshnik Radoniqi ka dhënë votën e tij në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë.

Ai ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Radoniqi është edhe personi i parë që voton në këto zgjedhje lokale.

“Unë dhe bashkëshortja ime e  shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar… Qendra e votimit është hapur dhe janë të hapura deri në ora 19:00. Ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese dhe të votojnë. Dua të bëj thirrje edhe partive politike edhe këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Ai tha se janë  të përgatitur që të dalin me rezultatet preliminare të zgjedhjeve në orët e vona.

“Jemi të përgatitur që të japim rezultatet preliminare deri në orët e vona, por nëse mbetet diçka atëherë nesër. Stafi do të punojë 24 orë”, tha ai./Zëri