Abdixhiku pret në takim Von Cramonin, flasin për zgjedhjet lokale
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim një delegacion eurodeputetësh nga Parlamenti Evropian të udhëhequr nga raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon.
Këta eurodeputetë do të jenë pjesë e misionit vëzhgues të BE-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Sipas LDK-së, eurodeputetët shfaqën interesimin e tyre për përgatitjet e kësaj partie për zgjedhjet dhe uruan për mbarëvajtjen e tyre.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarë të Kryesisë ka pritur në vizitë një delegacion eurodeputetësh nga Parlamenti Evropian të udhëhequr nga Raportuesja për Kosovën, znj. Viola von Cramon, të cilët do të jenë pjesë e Misionit Vëzhgues të BE- së për zgjedhjet lokale. Eurodeputetët shfaqën interesimin e tyre për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet dhe uruan për mbarëvajtjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku shprehu mirënjohjen për prezencën e misionit vëzhgues në monitorim të zgjedhjeve duke theksuar nevojën për një proces fer e demokratik. /Zëri