KQZ-ja shpërndan fletëvotimet nëpër komuna
Zgjedhjet Lokale 2021
October 16, 2021 - 10:22
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur me shpërndarjen e materialit kryesor për zgjedhjet lokal që do të mbahen nesër.
Shpërndarja e materialit po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë nesër, teksa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është 41 mijë e 12 votues.
Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.
Sot është heshtje zgjedhore ku nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet medias, si dhe zhvillimi i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive apo kandidatëve. /Zëri