KQZ: Votimi me kusht i mundur vetëm brenda komunës ku jeni i regjistruar

KQZ: Votimi me kusht i mundur vetëm brenda komunës ku jeni i regjistruar

Zgjedhjet Lokale 2021 October 16, 2021 - 08:48

Zëdhënësi i Komsionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues.

Elezi, në një postim në Facebook ka shkruar se votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën.

“Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër. Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka shkruar Elezi.

Zgjedhjet lokale në vend mbahen këtë të dielë, më 17 tetor. /Zëri