Krasniqi: Mehmet Ballazhi do ta shndërrojë Hanin e Elezit në komunë të zhvilluar dhe zonë ekonomike
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Mehmet Bellazhin, kandidati për kryetar të Hanit të Elezit do të sjell qytetarëve një zhvillim me dinamik të re.
Krasniqi tha se me Bellazhën kryetar të Hanit të Elezit , komuna do të ofrojë jo vetëm shërbime administrative, por edhe mundësi të tjera e prespektivë për edukim dhe punësim.
“Ndryshimi që po vjen në Han të Elezit, do tu sjell qytetarëve një zhvillim me dinamikë të re, një komunë që ofron jo vetëm shërbime administrative, por që krijon mundësi të reja e perspektivë për edukim dhe punësim. Hani i Elezit nuk mund të mbesë edhe më tej vendkalim”, tha ai.
Sipas Krasniqit, është koha që kjo komunë të shndërrohet në vendqëndrim dhe zonë ekonomike.
“Është koha që kjo komunë të shndërrohet në vendqëndrim dhe zonë ekonomike.
Me programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me vendosmërinë e kryetarit në ardhje, Mehmet Ballazhi, për qeverisje progresive në Han të Elezit, kjo komunë në katër vitet e ardhshme do të përjetoj zhvillim të hovshëm, si asnjëherë më parë”, tha ai.
Krasniqi thotë se vizioni i tyre do të jetësohet më 17 tetor.
“Ky vizion i yni do të jetësohet me 17 tetor, kur qytetarët e Hanit të Elezit do të bëhen bashkë për ta votuar numrin 177, për kryetarin Mehmet Ballazhi”, tha më tej kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. /Zëri