Vetëm një vëzhgues i lejuar për një subjekt politik në zgjedhjet e së dielës
Zgjedhjet Lokale 2021
October 15, 2021 - 12:21
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është kufizuar numri i vëzhguesve nga i njëjti subjekt politik për zgjdhjet e 17 tetorit.
Sipas një njoftimi nga KQZ-ja, për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim ditën e zgjedhjeve, të drejtë ka vetëm një vëzhgues për një subjekt politik apo organizatë e akredituar.
Në dokumentin e publikuar të KQZ-së theksohet se nga ky vendim bëjnë përjashtim ekipet mobile të vëzhguesve të akredituar nga organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike. /Zëri
Vendimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: