Lushtaku akuzon Jasharin se po e pengon PDK-në të bëjë fushatë në Skenderaj
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka akuzuar kryetarin e komunës Bekim Jasharin se ka shkelur ligjin për Zgjedhje Lokale.
Lushtaku ka thënë se Komuna e Skenderajt kundërligjshëm nuk e ka lejuar PDK-në që të mbajë tubimin përmbyllës në Palestrën e Sportit në Skenderaj, sipas tij kjo po ndodhë pikërisht në kohën e përmbylljes së fushtatës elektorale pasi Jashari po e ndjen atmoferen e humbjes së tyre dhe fitoren e PDK-së, transmeton Zeri.info.
“Pushteti në ikje mund të na i mbyll palestrat dhe hapësirat tjera publike, mund të marrë përkrahje politike edhe nga Vetëvendosje, por nuk mund ta ndalë vullnetin dhe besimin e qytetarëve të Skenderajt, për fitoren e madhe të PDK-së më 17 tetor, sepse PDK nuk thyhet”, ka shkruar në reagimin e tij Lushtaku.
Reagimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës
Dega Skenderaj
Reagim
Sot me shumë se kurrë qeverisja e Bekimit është në panik!
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj, njofton të gjithë qytetarët e Skenderajt, dhe më gjerë se sot është shkelur Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikës e Kosovës dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, nga pushteti aktual në komunën e Skenderajt.
PDK dega Skenderaj kërkesën e saj për mbajtje të tubimt përmbyllës e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Nacionale dhe Ligjin për zgjedhjet lokale dhe poashtu bazuar në Rregullorën Zgjedhore Nr. 13/2013.
E njoftojmë opininon publik se Dega e PDK-së në Skenderaj, në mënyrë të ligjshme, dhe duke respektuar të gjitha rregullat, ka bërë kërkesë për mbajtjen e tubimit përmbyllës elektoral në Palestrën e Sportit në Skenderaj.
Kërkesa jonë është aprovuar nga Komisoini Komunal i Zgjedhjeve dhe nga Policia e Kosovës, por është refuzuar njëanshëm dhe kundërligjshëm, nga komuna e Skenderajt.
Kjo po ndodhë pikërisht në kohën e përmbylljes së fushtatës elektorale.
Qeverisja në shkuarje në Komunën e Skenderajt, duke parë atmosferën e humbjes së tyre dhe fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosoves, në mënyrë arbitrare ka cenuar të drejtën tonë për organizimin e tubimit përmbyllës elektoral.
Ky veprimi i qeverisjes aktuale të Skenderajt është bërë për të krijuar huti të pa nevojshme, duke na detyruar të ndërrojmë vendin e mbajtjës së tubimit përmbyllës me qytetarë.
Duke parë rrethanat në të cilat është duke u bërë fushatë në Skenderaj, me presione të vazhdueshme nga rivalët tanë politikë në pushtet dhe fitoren bindëse të PDK-së dega jonë ka vendosur që të mos kundërshtojë as këtë proces të njëanshëm duke zhvendosur orën dhe vendin e mbajtjes së tubimit përmbyllës.
Tubimi ynë përmbyllës do të mbahet me 15 tetor në restorant “Freskia”, në ora 20:00.
Pushteti në ikje mund të na i mbyll palestrat dhe hapësirat tjera publike, mund të marrë përkrahje politike edhe nga Vetëvendosje, por nuk mund ta ndalë vullnetin dhe besimin e qytetarëve të Skenderajt, për fitoren e madhe të PDK-së më 17 tetor, sepse PDK nuk thyhet.
Të nderuar qytetar të Skenderajt,
Ju ftojmë për maturi gjatë këtyre orëve sa kanë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve.
Ju ftojmë gjithashtu të mos bini pre e provokimeve që mund të bëhen nga palët tjera.
Urime fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës më numrin 177!
#PDK177FadilNura
#PDKNUKTHYHET