Haskuka në Zhur: LVV-ja do t’i përfaqësojë kërkesat e qytetarëve për ta kthyer besimin në institucione publike

Haskuka në Zhur: LVV-ja do t’i përfaqësojë kërkesat e qytetarëve për ta kthyer besimin në institucione publike

Zgjedhjet Lokale 2021 October 12, 2021 - 20:37

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për Prizrenin nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka, është takuar sot me banorët e fshatit Zhur.

Nga atje, Haskuka ka thënë se zhurjanët e kanë pritur me mbështetje të madhe.

“Zhurjanët na pritën me një mbështetje të madhe, të cilëve iu premtova që edhe fitoren do ta festojmë së bashku, më 17 tetor. Tash e tutje e kemi një qeveri që udhëhiqet nga njeriu më i duhur, kryeministri Albin Kurti, e kemi një presidente që përfaqëson denjësisht Kosovën, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe deputetët më të mirë të cilët i përfaqësojnë qytetarët e Prizrenit në Kuvendin e Kosovës. Tanimë duhet të kemi edhe asamblistët që bëjnë më shumë Prizrenin, e më shumë për Zhurin”, ka thënë Haskuka.

Haskuka ka shtuar se LVV-ja do t’i përfaqësojë kërkesat e qyetarëve në mënyrë që ta kthejë besimin e tyre te institucionet publike.

“Gjatë katër viteve që kaluan, shumë vendime të rëndësishme në interes të qytetarëve nuk janë votuar nga Kuvendi Komunal, siç ndodhi së fundi edhe me rialokimin e mjeteve të pashpenzuara nga investimet kapitale, nëpërmet të së cilës do të ofronim mbështetje financiare për fëmijët e porsalindur. Lëvizja Vetëvendosje! me kandidatët e saj, do t’i përfaqësojë kërkesat e qytetarëve dhe do ta vendosë interesin publik para çdo interesi tjetër, në mënyrë që ta kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe perspektivën rinisë në një Kosovë të zhvilluar, ku të rinjtë punojnë, kontribuojnë dhe jetojnë dinjitetshëm”, ka thënë Haskuka. /Zëri