Quni: Qeverisja ime do të jetë transparente dhe bashkëpunuese me të gjithë

Quni: Qeverisja ime do të jetë transparente dhe bashkëpunuese me të gjithë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 12, 2021 - 20:31

Anton Quni, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit ka zhvilluar sot takime me qytetarë të kësaj komune.

Quni ka njoftuar se ka bashkëbiseduar me mantelbardhët, Shoqartën e Zejtarëve dhe Afaristëve, si dhe një vizitë në fermën “Rudina”, ku ndër të tjerash ka thënë se qeverisja e tij do të jetë bashkëpunuese me të gjithë.

“Një ditë jashtëzakonisht e mirë me takime e vizita, nga të cilat po mësojmë e dëgjojmë, po rritemi e do të fitojmë. Pata bashkëbisedim të ngrohtë me mantelbardhët, pastaj me nikoqirët e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve si dhe një vizitë në fermën "Rudina", kudo duke ndarë opinione rreth platëformës tonë qeverisëse për komunën e Prizrenit.Qeverisja ime do të jetë transparente dhe bashkëpunuese me të gjithë. Së bashku do ta bëjmë ndryshimin pozitiv për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Quni. /Zëri