Mehmeti: Në mandatin tim do të ketë rrugë me korsi të veçantë për rastet emergjente

Mehmeti: Në mandatin tim do të ketë rrugë me korsi të veçantë për rastet emergjente

Zgjedhjet Lokale 2021 October 11, 2021 - 17:12

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka thënë se kujdesi shtëpiak do të jetë një ndër prioritetet e tij në programin qeverisës.

Mehmeti ka shtuar se nëse zgjedhet në krye të Prishtinës, disa nga rrugë të kryeqytetit do të kenë një korsi të veçantë për rastet emergjente.

“Në mandatin tim si kryetar do të angazhohem që rrugën “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj”, “UÇK” dhe “George Bush” do të jenë rrugë një kahore me një korsi të veçantë për rastet emergjente. Do të angazhohem të krijoj një fond të veçantë për aktivitete fizike për stafin e urgjencës. Kujdesi shtëpiak apo “Home Care” prioritet në programin tim qeverisës”, ka thënë ai. /Zëri