Vitia takon shoqatën “Trafiku Urban”, thotë se duhet të shtohet numri i autobusëve publikë

Vitia takon shoqatën “Trafiku Urban”, thotë se duhet të shtohet numri i autobusëve publikë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 11, 2021 - 17:07

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Arben Vitia, ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e “Trafikut Urban”, me të cilët ka biseduar për sfidat me të cilat ballafaqohen ata.

Vitia, gjatë këtij takimi ka diskutuar edhe zgjidhjet të cilat do t’i ofrojë komuna e Prishtinës, nëse ai zgjedhet në krye të saj.

“Sot takova Shoqatën “Trafiku Urban” me të cilët bisedova për sfidat dhe zgjidhjet që do t’i ofrojë komuna e Prishtinës duke shtuar në këtë mënyrë rregullin dhe cilësinë e transportit publik përmes shtimit të numrit të autbousëve si dhe për kontraktimin në vazhdim me kompanitë tjera private që deri tani mbulojnë 70% të transportit, të cilët tash e disa vite nuk kanë kontrata me Komunën”, ka thënë Vitia.

Ai ka shtuar se transporti publik duhet të ndërlidhet në atë mënyrë që të jetë sa më cilësor dhe pranë qytetarëve, duke duke mundësuar linja të rregullta në të gjitha periferitë e Prishtinës, duke rritur standardet e shërbimit dhe kapacitetet, përkitazi me kërkesat e qytetarëve, e po ashtu duke mundësuar vende të reja pune me kontrata të rregullta. /Zëri