Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjet Tophane dhe Arbëri

Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjet Tophane dhe Arbëri

Zgjedhjet Lokale 2021 October 11, 2021 - 16:28

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot zotimet edhe për lagjen e Tophanes e Arbërisë.

Ai këto zotime i ka nënshkruar në kuadër të aktiviteteve 24-orëshe nëpër qytet.

Ismaili ka premtuar se me lagjet Arbëri e Tophane, do të merret më seriozisht sesa janë marrë qeverisjet e më hershme të kryeqytetit.

“Arbëria e Tophanja janë lagje të mëdha të Prishtinës dhe meritojnë më shumë kujdes, e më shumë vëmendje nga Komuna dhe kryetari i Komunës për investime publike, për me i bë lagjet më të jetueshme e pa problemet bazike me të cilat përballen sot”, tha ai.

Ismaili ka folur edhe për mungesën e hapësirave të gjelbërta, mungesën e shtigjeve për çiklist, mungesën e ndriçimit publik në shumë rrugë të saj.

Kurse për Tophanen ka premtuar se do të merret me trajtimin konkret të problemeve.

“Në anën tjetër, Prishtina ka pasur lumin i cili kalon nëpër Lagjen Tophane, ai është i mbuluar dhe ne do t’ia japim trajtimin e merituar, sepse Tophanja si njëra ndër lagjet më të vjetra të kryeqytetit e ka identitetin e vlerën e saj, të cilin duhet rikthyer”, thekson Ismaili.

Para banorëve të lagjeve Tophane dhe Arbëri, Ismaili është zotuar se ka një plan që tregon se çka edhe deri kur do të realizohen projektet për ta. Sipas tij, të gjitha këto zotime, do të përfundojnë deri në vitin 2024. /Zëri