Shala i LDK-së viziton gratë e dëshmorëve në Suharekë: Detyrimi ynë ndaj dëshmorëve është i përhershëm

Shala i LDK-së viziton gratë e dëshmorëve në Suharekë: Detyrimi ynë ndaj dëshmorëve është i përhershëm

Zgjedhjet Lokale 2021 October 10, 2021 - 15:09

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka vizituar gratë e dëshmorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Shala ka thënë se detyrimi ndaj dëshmorëve është i përhershëm.

“Liria jonë kishte çmim tepër të lartë, për të cilën gjenerata të tëra kontribuuan, me penë e pushkë, me bukë e strehim, me ushtar e ushtare duke e bërë frontin e lirisë të pathyeshëm nga armiku. Sot, isha i nderuar të takoja gratë e dëshmorëve, me ç’rast shpreha nderimin për jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ai.

Sipas Shalës, “liria është vlerë të cilën e gëzojmë të gjithë, ndërsa mirënjohja institucionale për familjet e atyre që dhanë më të shtrenjtën për liri, duhet të jetë e qëndrueshme dhe e sinqertë”.

“Vepra e dëshmorëve të kombit është vlera që i jep peshë punës tonë, përkushtimit dhe përparimit, për të cilin ata u sakrifikuan. Detyrimi ynë ndaj dëshmorëve është i përhershëm”, tha ai. /Zëri