Lladrovci: Në mandatin e ardhshëm cilësia është kryefjala
Kryetari aktual, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm, Ramiz Lladrovci, deri tani ka zhvilluar mbi 120 takime elektorale.
Në këto takime, Lladrovci thotë se qëllimisht nuk i ka përmendur zotimet saktësisht çfarë do të bëjë në çdo lagje, pasi sipas tij, pushteti lokal do t’i ofroj të gjitha të mirat për qytetarët pa dallim.
“Cilësia është fjala jonë për mandatin që vjen, finalizimi i plotë i projekteve dhe zotimi ynë për arsim cilësor, shëndetësi cilësore, administratë efikase, përkrahje më të madhe për zhvillim ekonomik, për bujqësi, adresimi i çështjes së komasacionit, ndryshimi i koeficientit të ndërtimit dhe çështjeve të ngritura gjatë këtij mandati”, ka shkruar mes të tjerash ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Në mbi 120 takimet elektorale, nga fillimi i fushatës, qëllimisht nuk i kam përmend zotimet saktësisht se çfarë do të bëj në ato lagje ku jam takuar me qytetarët. Sepse, tërë komuna e Drenasit, do t'i ketë të gjitha të mirat që ofron pushteti lokal, pa dallim.
Cilësia është fjala jonë për mandatin që vjen, finalizimi i plotë i projekteve dhe zotimi ynë për arsim cilësor, shëndetësi cilësore, administratë efikase, përkrahje më të madhe për zhvillim ekonomik, për bujqësi, adresimi i çështjes së komasacionit, ndryshimi i koeficientit të ndërtimit dhe çështjeve të ngritura gjatë këtij mandati.
Rrugët publike nëpër lagje, janë pak para përfundimit, trotuaret, ndriçimi, kanalizimi, kolektorët, pastrimi i kanaleve dhe përroskave, po ashtu janë para përfundimit.
Ato do të kryhen, për të gjitha fshatrat, për të gjitha lagjet, pa dallim.
Uji, si prioritet, pres të marrë epilog gjyqësor dhe menjëherë do të rifilloj zbatimi i projektit.
Ju e dini se liria në thelb është barazia para ligjit, ju e dini se ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia, janë udhërrëfyes i punës time edhe në mandatin tjetër. Vazhdojmë.
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci