Berisha për veteranët e arsimit: Kategoria që ruajti dhe shpëtoi shoqërinë nga asimilimi
Zgjedhjet Lokale 2021
October 08, 2021 - 17:38
Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogur, Bekë Berisha, ka takuar sot veteranët e arsimit.
Berisha për veterantët e arsimit tha se janë kategoria që ruajti dhe shpëtoi një shoqëri të tërë nga asimilimi.
“Të përndjekur e të larguar nga puna, të shtypur e të maltretuar nga ish regjimi, shtëpitë i bënë shkolla vetëm që të mbajnë gjallë edukimin shqip. Mirënjohës pafund për angazhimin e tyre në kohërat e vështira!” ka shkruar Berisha në një postim në Facebook.
Berisha tha se do të takohet edhe me të gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit aktiv të komunës, për të kuptuar sygjerimet e tyre lidhur me programin që do të implementohet nga ata. /Zëri