Haradinaj në lagjen “Dardania”: Siguria në shkolla do të jetë top prioritet
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, sot është takuar me banorët e lagjes “Dardania” të cilët i kanë shprehur shqetësimet me të cilat ballafaqohen në këtë pjesë të kryeqytetit.
Haradinaj ka thënë se “Dardania” si njëra ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit meriton fokus më të veçantë nga komuna.
Sipas Haradinajt, gjatë qeverisjes së tij siguria në shkolla do të jetë top prioritet.
“Sot në lagjen Dardania, bashkë me kandidatin për asamble nga kjo lagje, Nysret Maloku, një aktivist i devotshëm ndër vite. Dardania si njëra ndër lagjet më të mëdha të kryeqytetit meriton fokus më të veçantë nga Komuna. Parkingjet e pamjaftueshme, mungesa e ndriçimit dhe rregullimi i fasadave eco për ndërtesat në këtë lagje janë çështjet që do të zgjidhen përmes programit tonë për Prishtinën. Gjatë qeverisjes sime, siguria në shkolla do të jetë top prioritet”, ka shkruar ai në Facebook. /Zëri