
Krasniqi: PDK-ja, e gatshme t’i rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq është e gatshme t’i rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë.
Në takime me banorët e Tavnikut dhe Shipolit, bashkë me kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzën, “diskutuan për vizionin dhe programin e tij për qeverisjen e kësaj komune në katër vjetët e ardhshëm”, në rast se del fitues.
“Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur dhe e gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë, pas degradimit tetëvjeçar të këtij qyteti, si pasojë e qeverisjes klienteliste, diskriminuese e jotransparente.
Qytetarët e Mitrovicës e kanë mundësinë e artë që të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm, intelektual, profesionist e politikan shembull, siç është Bedri Hamza, për t’i dhënë Mitrovicës një qeverisje gjithëpërfshirëse, të hapur e zhvillimore, siç e meriton”, ka shkruar Krasniqi në rrjete sociale.