Haradinaj premton barna pa pagesë për pensionistët dhe lirim nga pagesat komunale

Haradinaj premton barna pa pagesë për pensionistët dhe lirim nga pagesat komunale

Zgjedhjet Lokale 2021 October 04, 2021 - 16:35

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka pritur Shoqatën e Pensionistëve që drejtohet nga Shaban Kajtazi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është zotuar se sigurimi i të gjitha barnave pa pagesë dhe lirimi nga pagesat komunale për këtë kategori do të jenë top prioritet i tij qeverisës.

“Mbi 12 mijë pensionistë të kryeqytetit nuk janë trajtuar drejt nga Komuna e Prishtinës. Sigurimi i të gjitha barnave pa pagesë dhe lirimi nga pagesat komunale, janë zotim i yni ndaj kësaj kategorie që është edhe pikënisja e ekzistencës sonë si shtet, dhe kujtesa e gjallë e historisë tonë. E kemi detyrë t’u sigurojmë pleqëri të rehatshme dhe të dinjitetshme. #eparaPrishtina #punamarë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Zëri