
Krasniqi: Prizreni është dhe do mbetet Jerusalemi i PDK-së
Zgjedhjet Lokale 2021
October 03, 2021 - 21:39
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka qenë në Prizren në fushatën për ta mbështetur kandidatin e tyre për kryetar, Shaqir Totaj.
Krasniqi ka thënë se Prizreni është dhe do të mbetet Jerusalemi i PDK-së dhe se me fitoren e Totaj, Prizreni do të ketë qeverisje të dinjitetshme.
"Një e diel fantastike me qytetarë të Zhurit, Hasit, Tusuzit dhe qendrës së Prizrenit, ku bashkë me kryetarin e ardhshëm, Shaqir Totaj, prezantuam vizionin për ndryshimet e mëdha që ai do t'i bëjë në kryeqytetin historik të shqiptarëve. Prizreni është dhe do të mbetet Jerusalemi i PDK-së dhe me fitoren e Shaqir Totajt dhe ekipit të tij, qytetarët e Prizrenit do të kenë qeverisje të dinjitetshme", ka shkruar Krasniqi. /Zëri