Haziri në Cernicë premton rrugë, kanalizim e shtatore të Ramiz Cernicës

Haziri në Cernicë premton rrugë, kanalizim e shtatore të Ramiz Cernicës

Zgjedhjet Lokale 2021 October 03, 2021 - 20:06

Kandidati i LDK-së edhe për një mandat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot fshatin Cërnicë.

Haziri atje ka premtuar se në mandatin e ri, do të bëjë realizimin e punëve që kanë mbetur, si zgjërimi i rrugës kryesore dhe kanalizm.

Ai po ashtu ka premtuar shtatoren e bronzt të kryengritësit Ramiz Cernica.

"Pjesën e punëve që na kanë mbetur, si zgjerimi i rrugës kryesore dhe kanalizimi, do të përfundojnë në mandatin e ri, ndërsa figura e kryengritësit të madh, Ramiz Cernica, do të skalitet në bronz, për t’i bërë roje lirisë së shqiptarëve. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!", ka shkruar Haziri. /Zëri