Jashari premton edhe më shumë përkrahje për fermerët në madatin e dytë

Jashari premton edhe më shumë përkrahje për fermerët në madatin e dytë

Zgjedhjet Lokale 2021 October 03, 2021 - 17:33

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar sot fermerët në Skenderaj.

Jashari ka thënë se ka përkrahur gjithmonë fermerët ndërsa ka premtuar se kjo përkrahje do të rritet edhe më shumë në mandatin e dytë të tij në krye të komunës, transmeton Zeri.info.

"Përkrahje maksimale gjithandej për Idealin tonë, nga fermerët e shumtë, të cilëve u kam qëndruar çdoherë afër, duke i mbështetur me grante të ndryshme.

Njëri nga ta është edhe Arsim Kadriu, nga Klina e Mesme, i cili na falënderoj për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve", ka shkruar Jashari.

Ai ka premtuar me shifra grantet që do t'i ndajë në rast se rizgjedhet edhe për një mandat si kryetar i Skenderajt.

"Përkrahja për bujqit tonë do të vazhdojë edhe më fuqishëm në mandatin e dytë, ku do të ndajmë mbi 6000 grante të ndryshme për fermerët e vyer të Skenderajt.

Faleminderit fermerë të dashur!", ka shkruar ai. /Zëri