Lladrovci merr mbështetje nga banorët e Korroticës
Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar sot banorët në fshatin Korroticë.
Lladrovci i shoqëruar bashkë me kandidatët për Asamble, Granit Hoxha dhe Hamit Kastrati, kanë vizituar disa lagje në këtë fshat ku është diskutuar programi i PDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit.
"Në Korroticë, në lagjen Janova, me kandidatin për Asamble, Granit Hoxha, pastaj në Nekoc, në lagjet Ramadani dhe Gashi, me kandidatin për Asamble, Hamit Kastrati, pata takime dhe diskutime me qytetarët, rreth programit të ardhshëm qeverisës.
Kemi bërë punë të mira, po bëjmë dhe do të bëjmë punë të mira. Vazhdojmë me qeverisjen më të mirë në Kosovë, bashkë edhe në mandatin tjetër.Bashkë për Drenasin!", ka shkruar Lladrovci i cili kandidon edhe për një mandat për kryetar të Drenasit. /Zëri