Rama viziton Kodrën e Trimave, bisedon me banorët për kushtet e kësaj lagje

Rama viziton Kodrën e Trimave, bisedon me banorët për kushtet e kësaj lagje

Zgjedhjet Lokale 2021 October 03, 2021 - 15:55

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka vizituar sot Kodrën e Trimave, të cilën e ka cilësuar si një lagje shumë të rëndësishme për kryeqytetin.

Rama ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite ka biseduar me banorët për kushtet të cilat i mungojnë kësaj lagjeje.

“Së bashku me ekipin tim vizituam Kodrën e Trimave. Ne ecëm gjatë nëpër rrugët e kësaj lagjeje. Gjatë ecjes na shoqëroi një bisedë e frytshme me qytetarët, me të cilët biseduam për kushtet që i mungojnë kësaj lagjeje. Banorët kishin kërkesa nga më baziket. Po ashtu vizituam biznese të ndryshme që veprojnë në këtë lagje. Takova njerëz të cilët punojnë fortë për bizneset e tyre”, ka shkruar Rama në Facebook. /Zëri