Haziri: Gjatë këtij mandati, Gjilanit i kemi sjellë miliona investime në bujqësi

Haziri: Gjatë këtij mandati, Gjilanit i kemi sjellë miliona investime në bujqësi

Zgjedhjet Lokale 2021 October 03, 2021 - 15:55

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka zhvilluar sot një takim me bujqit e kësaj komune.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tanishëm, së bashku me partnerë vendor e ndërkombëtar i kanë sjellë Gjilanit miliona investime në bujqësi.

“E kemi filluar me Inkubatorin e agro-biznesit, ndërsa po punojmë që ta shndërrojmë në Institut bujqësor për nevoja të fermerëve të rrafshit të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Ujitja e tokave bujqësore është program që do ta realizojmë me Bankën Botërore. Do të angazhohemi ta themelojmë Departamentin e Bujqësisë në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka”, për shkak se Gjilani ka kapacitete të larta agro-përpunuese dhe do ta zhvillojmë edhe më tutje politiken kadrovike të këtij sektori. Do ta vazhdojmë mbështetjen e plotë në të gjitha kategoritë e subvencioneve. Ju faleminderit shumë, Luta i Juaj!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ai ka shtuar se takimi është mbajtur në bazë të masave anti-COVID në fuqi. /Zëri