Jashari në Polac e Marinë: Do të sigurojmë vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik

Jashari në Polac e Marinë: Do të sigurojmë vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik

Zgjedhjet Lokale 2021 October 03, 2021 - 10:05

Kryetari aktual, njëherësh kandidat për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar dje fshatrat Polac dhe Marinë duke u takuar dhe bashkëbiseduar me banorët.

Para banorëve të këtyre dy fshatrave, Jashari ka folur për programin e tij qeverisës, duke thënë se krahas projekteve infrastrukturore do të sigurojë vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik.

“Angazhimi ynë i vazhdueshëm gjatë këtij mandati për përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes projekteve konkrete po vlerësohet drejtë nga secili qytetar gjithandej komunës sonë. Faleminderit bashkëqytetarë!”, ka shkruar Jashari në Facebook. /Zëri