Idrizi: Thesari është detyruar t’ia bllokojë fondet komunës së Mitrovicës për shkak të keqmenaxhimit të Bahtirit

Idrizi: Thesari është detyruar t’ia bllokojë fondet komunës së Mitrovicës për shkak të keqmenaxhimit të Bahtirit

Zgjedhjet Lokale 2021 October 01, 2021 - 23:26

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Valdete Idrizi ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për keqmenaxhim të kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi ka publikuar një dokument të Thesarit të Kosovës drejtuar kryetarit Bahtiri.

Në atë dokument i është tërhequr vërejtja Bahtirit për borxhe pa mbulesë.

Madje, Thesari i thotë se këto borxhe do t'i lënë punëtorët pa paga.

E Idrizi ka thënë se për shkak të “keqmenaxhimit” të kryetarit të Mitrovicës, thesari i shtetit është detyruar që të ia bllokojë fondet e komunës.

“Menaxhim se jo mahi. Për shkak të keqmenaxhimit të kryetarit të Mitrovicës, thesari i shtetit është detyru me ia blloku fondet komunës, dhe rrjedhimisht pagat nuk munden me i marrë punëtorët!”, ka shkruar ajo.

Idrizi thotë se edhe përkundër kësaj e shumë fakteve të tjera, “Bahtiri ka fytyrë e del lypë votë edhe për një mandat”.

“Edhe përkundër këtij fakti, dhe shumë fakteve të tjera të shumta që dëshmojnë keqmenaxhim, nepotizëm, mashtrim, hajni e çka jo se, z.Bahtiri ka fytyrë e del e lypë votën edhe për një mandat. Jaaaaa, çka spaska, po shyqyr që qytetarët po ia tregojnë vendin çdo ditë!”, ka thënë ajo.

Sipas Idrizit, ky degradim do të ndalet më 17 tetor. /Zëri