
Haradinaj: “Kodra e Trimave” është diskriminuar ndër vite nga qeverisjet e kaluara
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se lagjia “Kodra e Trimave” është diskriminuar ndër vite nga qeverisjet e kaluara.
Përmes një postimi në Facebook, Hardinaj thotë se problemet me prona, diskriminimi në ndërtim e infrastrukturë kërkojnë zgjidhje urgjente.
“Kodra e Trimave njihet per kontributin e madh ndër vite që i ka dhënë Prishtinës e gjithë Kosovës, por që fatkeqësisht është diskriminuar ndër vite nga gjitha qeverisjet e kaluara. Problemet me prona, diskriminimi në ndërtim dhe infrastruktura e dobët janë çështje që kërkojnë zgjidhje urgjente në këtë pjesë të kryeqytetit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do i jep gjallëri “Kodrës së Trimave”.
“Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do i jep gjallëri kësaj lagje, me polici të veten dhe buxhetin e vet të planifikuar ku tatimet kthehen ne investime për të mirën e komunitetit”, tha Haradinaj. /Zëri